Vdiq djali 7 vjeçar pasi është rrahur dhe djegur, arrestohet babai i tij

Një djalë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar një rrahje dhe djegie. Babai i tij Murtadah Mohammad u arrestua. Nëna e Jaevion Riley , e cila ndau kujdestarinë e djalit të saj me babain e djalit, tha se ajo u përpoq ta parandalonte këtë tragjedi, por askush nuk i kushtoi vëmendje.
Jaevion Riley u gjet pa ndjenja dhe nuk merrte frymë në një apartament në Mançester, NH më 17 janar. Sipas raportimeve, i mituri ka pësuar djegie të rënda dhe është dërguar në një spital në Boston. Djali i vogël ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra pasi ishte në gjendje kome. Autopsia është në pritje, sipas autoriteteve.
Babai i djalit, Murtadah Mohammad, përballet me akuzat për sulm, falsifikim të provave fizike dhe rrezikim të mirëqenies së një fëmije. “Është absolutisht e tmerrshme, e tmerrshme,” tha nëna e djalit, Rainah Riley,
“Duket se është nga uji i vluar apo vaji, apo ndoshta i ka vënë flakën”, shtoi nëna për plagët e fëmijës. “Ky njeri po përpiqej të vriste djalin tim.”
Para tragjedisë, nëna u përpoq të lajmëronte autoritetet por ata nuk bënë asgjë, thotë ajo. Pasi u nda nga Mohammad, 25 vjeç, dhe ndau kujdestarinë e fëmijës me të, ajo filloi të shihte shenja abuzimi si mavijosje.
E ëma siguron se ka telefonuar që ta vizitojnë fëmijën kur ai ishte me babanë dhe të sigurohej që gjithçka ishte mirë, por askush nuk e ndihmoi. “Sistemi dështoi jo vetëm për djalin tim, por edhe shumë fëmijë të tjerë”, tha ajo. “Diçka duhet bërë.”
Sipas dokumenteve të gjykatës, Mohammad i tha policisë se kishte lënë një tenxhere me ujë të nxehtë në sobë për të gatuar dhe më pas kishte hyrë brenda për t’u larë. Burri tha se nuk kishte parë se çfarë i ndodhi fëmijës.
Policia zbuloi se gjeti shumë mospërputhje në dëshminë e tij dhe se Mohammad dyshohet se më vonë u tha autoriteteve se ai kishte përdorur ujë të nxehtë dhe kabllo elektrike për të disiplinuar djemtë e tij për gënjeshtra. Rasti mbetet nën hetim./21Media

Back to top button