Si pasojë e Covid-19, sot ka humbur jetën doktori Zenel Kabashi.

“Familja humbi prindin, bashkëshortin dhe të afërmin e tij, ndërkohë mjekësia kosovare humbi njeriun që dha shumë për të”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Kabashi ka punuar në Klinikën e Internos në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shoqata e Infermierëve të Neurologjisë së Kosovës ka bërë të ditur se Zenel Kabashi ka humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.

“Serisht humbje e madhe ne radhet e bluzave te bardha. Humb jeten nga covid 19 Prof. Dr.Zenel Kabashi. Ngushellime familjes dhe kolegeve te tij…Serisht asnje mase mbrojtje ndaj bluzave te bardha… Serisht heshtje nga kushdo…Sot, datë 25 nëntor 2020, na iku në pakthim dhe nje mjeku dhe pedagogu i mirënjohur prof. dr. Zenel Kabashi Internist-gastroenterolog. Lamtumirë Dr. Zenel. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
Familjes Kabashi ngushëllime, ngushëllime shokëve, miqve kolegëve, popullit dhe gjithë Kosovës”, thuhet në shkrimin e Shoqatës së Infermierëve të Neurologjisë së Kosovës.

Gjatë 24 orëve të fundit IKSHPK-ja ka njoftuar se 9 persona kanë vdekur shkak i virusit Corona dhe 704 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19./21Media