Ka vdekur sot Dr. Hajrullah Gorani, i cili njihet si kryetar i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BPSK), të themeluara në vitin 1990.

“Sot pasdite ndërroi jetë babai im, Hajrullah Gorani. Vdiq në qetësi, i rrethuar me familjen dhe më të dashurit e tij, në moshën 89-vjeçare”, ka njoftuar djali i tij, Dukagjin Gorani.

Gorani ishte ekonomist, profesor universiteti dhe autor librash shkencorë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllime familjes Gorani. Thaçi ka thënë se Hajrullah Gorani ishte shëmbëlltyrë e edukimit të shumë gjeneratave të studentëve, mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e mikut tim prof. dr. Hajrullah Gorani. Si president i vendit dhe mik i familjes Gorani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për profesorin, i cili ishte shëmbëlltyrë e edukimit të shumë gjeneratave të studentëve, mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi. Përulem me respekt para mikpritjes, strehimit dhe këshillave shumë të çmuara të profesor Goranit, në ditët më të vështira të ngritjes së rezistencës për liri dhe çlirim”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media 

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e mikut tim prof. dr. Hajrullah Gorani. Si president i vendit dhe mik i…

Posted by Hashim Thaçi on Monday, 6 July 2020