Ka vdekur drejtori i Spitalit të Vushtrrisë “Sheikh Zayed” Hajrullah Saraqi. Kjo u bë e ditur nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Tahiri ka thënë se në këtë kohë të rëndë të pandemisë, Dr. Hajra ishte në vijën e parë të përballjes me pandeminë e shekullit, i palodhshëm në ndihmë të infektuarve me Covid-19 por edhe të gjithë pacientëve tjerë.

“I rëndë lajmi për vdekjen e hershme të Dr. Hajrullah Saraqi, drejtor i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri. Vdekja e dokut është humbje e madhe për shëndetësinë e Vushtrrisë, Spitalin dhe gjithë Kosovën. Në këtë kohë të rëndë të pandemisë, Dr. Hajra ishte në vijën e parë të përballjes me pandeminë e shekullit, i palodhshëm në ndihmë të infektuarve me Covid-19 por edhe të gjithë pacientëve tjerë. Ishte krah i fuqishëm i Shtabit Emergjent Komunal dhe i imi. Do të na mungosh shumë dok. U takofshim në një vend më të mirë. Në emrin tim, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Saraqi dhe gjithë komunitetit shëndetësor të Spitalit Sheikh Zayed dhe qytetit të Vushtrrisë”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media 

I rëndë lajmi për vdekjen e hershme të Dr. Hajrullah Saraqi, Drejtor i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.
Vdekja e…

Posted by Xhafer Tahiri on Wednesday, April 21, 2021