Ka vdekur në QKUK edhe B.M, babai i 15-vjeçarit, i cili u vra në pyllin e fshatit Gradicë të Drenasit.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar shefi i klinikës së Intensivës, Shaqir Uka.

“Nuk ka arrit të përballoi plagët që ka marr me armë zjarri. Ka ndërruar jetë në orët e pasditës, në ora 16.30”, ka thënë Uka.

Dyshohet se vrasja kishte ndodhur për një pronë, e cila ka shkaktuar konflikt paraprakisht në mes të dy familjeve nga Gradinca e Drenasit./21Media