Edhe një mjek në Kosovë ka vdekur si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për mjekun familjar nga Gjakova, Kujtim Zararin.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Humb betejën me koronavirusin edhe mjeku familjar. Ndahet nga jeta në moshën 51 vjeçare Dr. Kujtim Zarari. Dr.Zarari ishte anëtar i kuvendit të OMKsë”, thuhet në postimin e Odës së Mjekëve të Kosovës.

Gjatë pandemisë në Kosovë kanë vdekur edhe katër mjekë si pasojë e Covid-19. /21Media