Sot rreth orës 09:10 ka ndërruar jetë edhe një person nga Covid-19 në Kosovë.

Ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqri Bytyqi, ka njoftuar se babai i tij ka vdekur sot në moshën 82-vjeçare.

“Sot ne ora 9:10 vdiq baba i jone, Qerim Bytyqi, në moshen 82 vjecare. Pas nje semundje të shkurtër dhe me pas i shoqeruar edhe me COVID’in ai nuk arriti te ja dal. Ju njoftojme se varrimi i babes tonë bëhet në varrezat e fshatit Arllat lagjia Bytyq, në ora 17:00. Për shkak të Pandemisë (COVID 19), jemi të detyruar që varrimin t’a bëjmë vetëm me prezencën e rrethit të ngushtë familjar”, ka shkruar Bytyqi në “Facebook”.

Sot është raportuar edhe për dy të vdekur në Spitalin e Pejës njëri ishte me Covid-19, ndërsa tjetri i dyshuar dhe për një viktimë tjetër nga Suhareka, që ishte i shtrirë në Spitalin e Prizrenit.