Edhe një person nga Kamenica ka humbur betejën me koronavirus. Kjo u bë e ditur nga Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se ky është rasti i tretë i humbjes së jetës si pasojë e virusit SARS-CoV-2 në Komunën e Kamenicës.

‘’Fatkeqësisht edhe një qytetar nga komuna jonë humbi betejën me #COVID19. Ky është rasti i dytë i konfirmuar sot nga IKShP që ka përfunduar me fatalitet, kurse numri i të vdekurve nga virusi SARS-CoV-2 ka arritë në tre. Pa dashur të shkaktoj panik, ju lus të gjithëve për kujdes! Respektoni udhëzimet sepse tani kujdesi ndaj vetes e njerëzve përreth varet prej nesh. Ngushëllime të sinqerta familjes’’, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme kjo është viktima e dytë nga kjo Komunë./21Media