Ka vdekur edhe një paciente tjetër e infektuar me koronavirus, duke e çuar në 29 numrin e përgjithshëm të të vdekurve në Kosovë.

Viktima është një 63 vjeçare nga Rahoveci.

“Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka përfunduar me vdekje pacientja H.E.(1957) nga Komuna e Rahovecit. Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e 29 në nivel vendi nga Covid-19 dhe e tetëmbëdhjeta në Klinikën Infektive nga kjo sëmundje”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive./21Media

NJOFTIM NGA KLINIKA INFEKTIVE-QKUKPrishtinë, 12 maj 2020Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka përfunduar me vdekje…

Gepostet von Ministria e Shëndetësisë am Dienstag, 12. Mai 2020