21 të vdekur në total nga Covid-19

21 të vdekur në total nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot ka vdekur edhe një pacient nga koronavirusi në Kosovë.

“Klinika Infektive ka njoftuar se sot me datë 26/04/ 2020 në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I.(1976), nga komuna e Gjilanit.”, njoftoi Ministria.

Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17.04.2020 dhe sipas MSH-së, është konfirmuar me COVID-19 dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë.

Pacienti prej vitesh vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Kjo është vdekja e 21-të në Kosovë prej koronavirusit Covid-19./21Media