Papa Bouba Diop – legjenda e Senegalit dhe ish-mesfushori i Portsmouthit dhe Fulhamit ka vdekur sot në moshën 42 vjeçare.

Diop ka shënuar golin fitues kundër kampionit në fuqi Francës në ndeshjen e tyre të parë ndonjëherë në Kupën e Botës në vitin 2002. Senegali atëherë ka vazhduar të shkojë në çerekfinale.

FIFA ka konfirmuar vdekjen e mesfushorit, duke deklaruar: “FIFA ështëe trishtuar kur mësoi për vdekjen e legjendës së Senegalit Papa Bouba Diop. Dikur një hero i Kupës së Botës.”

Papa Bouba Diop gjithashtu ka gëzuar një karrierë të gjatë në Angli – ku ai ishte i njohur për shkak të shtatit të tij – pasi ishte bashkuar me Fulhamin nga klubi francez Lens në vitin 2004.

Klubi londinez ka shkruar në twitter: “Ne jemi të shkatërruar për të dëgjuar raporte të lajmeve këtë mbrëmje se Papa Bouba Diop ka ndërruar jetë, në moshën 42 vjeçare. Pusho i qetë.”