Ka vdekur edhe personi i katërt, që ishte i përfshirë dje në një aksident trafiku në Landin e Baden Württemberg në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, duke treguar se këtë informatë e ka marr nga ambasada e Republikës së Kosovës, në Gjermani.

Përmes një postimi në Facebook ajo ju shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave për rastin e tmerrshëm tragjik.

“Në këto çaste të vështira për të gjithë ne ku për vetëm një javë u shuan tragjikisht 6 jetëra të bashkëatdhetarëve tanë, shprehim pikëllimin e thellë për të gjitha tragjeditë e tmerrshme që rënduan fatin e diasporës sonë sidomos javën e fundit, duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj Stublla.

Ajo tutuje ka theksuar se MPJD dhe misionet e saj diplomatike e konsullore janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e shteteve pritëse dhe në shërbim të qytetarëve kudo./21Media 

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani kanë njoftuar që sot ka ndërruar jetë edhe shqiptari i katërt në aksidentin…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Saturday, October 17, 2020