Vdiq fëmija që shpëtoi i gjallë 296 orë pas tërmetit

Ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën tre të mbijetuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur në rrethin e Antakya të shtunën, në një tjetër shpëtim të mrekullueshëm në ditën e 13-të pas katastrofës.
Fillimisht, dy prindër dhe fëmija i tyre 12-vjeçar u hoqën të gjallë nga rrënojat e pallatit Kanatli. Por, fëmija më vonë ka ndërruar jetë përkundër ofrimit të ndihmës së parë mjekësore.
Samir Muhammed Accar dhe gruaja e tij Ragda u dërguan në spital me ambulancë.
Nga tërmeti humbën jetën edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit./21Media

Back to top button