Një 35-vjeçar nga Ferizaj që trajtohej për COVID-19 ka vdekur të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj, Bekim Ademi, i ka thënë Kohës se ai nuk kishte pasur sëmundje tjera shoqëruese.

“Ishim në pritje të rezultatit për COVID-19”, ka thënë ai.

35-vjeçari, sipas Ademit, ishte me simptome për rreth 2 javë dhe me oksigjeno-terapi./koha.net