Lajme të hidhura për futbollin shqiptar dhe jo vetëm vijnë nga Korça. Ish-lojtari i të rinjve Skënderbeu, Dorian Tahirllari ka ndërruar jetë në moshën 18 vjeçare.

Më shumë se një vit më parë, futbollisti zbuloi se vuante nga një tumor malinj, por pavarësisht operacioneve dhe tentativave të mjekëve nuk arriti dot t’i mbijetonte sëmundjes, shkruan rtv21.tv.

Përballë çdo vështirësie, familja Tahirllari, me ndihmën e shqiptarëve, arriti të stabilizojë gjendjen e Dorianit në një spital privat në Maqedoni. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme që Doriani të shërohej plotësisht, pasi ai duhej të merrej edhe një herë me sëmundjen, gjë që i mori jetën.

Mbrëmë, 18-vjeçari ndërroi jetë, duke sjellë një trishtim të madh për të gjithë ata që e njohën./21Media