Vdiq gazetari Nazmi Misini
4 Tetor 2020
Pas një sëmundje të shkurtër, sot në moshën 66-vjeçare ka vdekur gazetari Nazmi Misini.
I ndjeri ka punuar në disa media në Kosovë, ndërsa së fundi ishte redaktor në Radio Kosovë.
Ceremonia mortore mbahet nesër në ora 15.00 në vendlindjen e tij në Shtime.