AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Asllani

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Asllani

Në moshën 62 vjeçare vdiq gazetari Ramadan Asllani. Me rastin e vdekjes së gazetarit Asllani, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një telegrami u shpreh se me dhimbje e mori lajmin për shuarjen e kolegut Asllani.

AGK u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit, miqve, bashkëpunëtorëve e të gjithë kolegëve gazetarë për humbjen e gazetarit Asllanit.

Asllani ka lindur në Smirë të Vitisë, në vitin 1957.

Ai ka punuar gazetar në gazetat “Zëri”, “Bota Sot” dhe “Kosova Sot”./21Media