Ikona e muzikës franceze, Juliette Gréco ka vdekur sot në moshën 93-vjeçare. Ajo ka vdekur pas një karriere historike që ka zgjatur tetë dekada.

E lindur në vitin 1927, Gréco ishte burgosur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, por më pas kishte filluar të performonte në klubet e bodrumeve dhe kafenetë.

E veshur me të zeza, ajo ishte bërë muzë për filozofët dhe shkrimtarët përfshirë, Jean-Paul Sartre dhe Albert Camus.

Ajo ka ndaluar së performuari në moshën 89-vjeçare pas një turneu lamtumirës.

Gréco ishte gjithashtu një aktore e njohur, duke punuar me disa nga aktorët e mëdhenj të kinemasë, si Jean Cocteau, Ingrid Bergman, Orson Welles dhe Ava Gardner.

Në Francë, ajo ka arritur sukses të madh në mesin e viteve 1960, duke luajtur rolin e një skizofrenike në mini-serialin televiziv drithërues, Belphégor.

Grécoishte  martuar tri herë, por gjithashtu kishte një lidhje të gjatë me borizanin e xhazit, Miles Davis.

“Si Tu T’imagines”, “Parlez-moi d`Amour” dhe “Je Suis Comme Je Suis”, ishin hitet e mëdha të këngëtares së njohur franceze.