Në moshën 73 vjeçare ka ndërruar jetë inxhinieri, Kolë Lumezi njëri nga kuadrot e shquara të ish-Radiotelevizionit të Prishtinës.

Për vdekjen e Kolë Lumezit kanë njoftuar familjarë të tij.

Ai ishte Drejtor i Transmetuesve dhe lidhjeve në RTP. Lumezi punoi bashkë me ekipin e tij profesional të përbërë nga inxhinier dhe teknik në këtë institucion informativ duke ngritur cilësitë teknike dhe teknologjike në nivelet më të larta të kohës.

Pas mbylljes së Radiotelevizionit të Prishtinës nga pushteti i Millosheviqit, inxhinieri, Kolë Lumezi dhe gazetarë të këtij mediumi u angazhuan që situata në Kosovë në vitet e 90-ta të mos ngelet në terr informativ. Në këtë kontekst Lumezi dhe koleget e tij u angazhuan që një ekip gazetarësh radiotelevizivë të transmetojë informacione nga radio Zagrebi fillimisht e pastaj edhe nga radiotelevizioni shqiptar./21Media