Varrimi i të ndjerit bëhet nesër

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër

Pas një sëmundjeje të shkurtër, sot në Gjakovë ka vdekur në moshën 63-vjeçare ish-futbollisti i “Vëllaznimit” dhe i Klubit futbollistik “Gjakova”, Gëzim Hadri.

Ai i takoi njërës prej gjeneratave më të suksesshme të Vëllaznimit me të cilin luajti edhe në Ligën e dytë të ish Jugosllavisë, së bashku me Genc Hoxhën, Ali Shehun e të tjerë.

Pas karrierës së begatshme si futbollist, Gëzim Hadri u bë njëri prej gjyqtarëve më të mirë.

Ai ndau drejtësinë gjatë mëvetësimit të garave në Kosovë dhe pas luftës në Superligën e Kosovës. Gëzim Hadri disa vite ishte edhe bashkëpunëtor i Radiotelevizionit 21, si analist në emisionin sportiv “2 me 1”.

Varrimi i të ndjerit Gëzim Hadri do të bëhet nesër me 7 mars, në varrezat e qytetit në Gjakovë, në orën 12:00./21Media