Vdiq ish-gazetari Seremb Gjergji

Ka vdekur në moshën 47 vjeç ish gazetari dhe ish kandidati i pavarur për president të Republikës së Kosovës, Seremb Gjergji.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij,  Sama Bajraktari Gjergji.
Në vitin 2016, Gjergji ishte kandidati i pavarur për president të Kosovës dhe u shfaq me një fushatë të quajtur “Serembi për Kosovën”.
Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para, gjate e pas luftës ne Kosove ne disa mediume te shkruara dhe elektronike. Ai ka qenë aktiv në disa debate aktuale politike me pjesëmarrje aktive dhe në opinione të shkruara./21Media

Back to top button