Vdiq ish-kryebashkiaku i Përmetit, ishte i prekur me Covid-19

 

Ish kryebashkiaku i Përmetit, Dhimitër Nasi nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin. Lajmi për vdekjen e Dhimitër Nasit (58 vjeçar) u bë i ditur sot nga familjarët.

Nasi ka qenë i shtruar në spitalin e Infektivit në Tiranë dhe ka dy ditë që ka lënë spitalin për tu kthyer në banesë.

Nasi ka qenë kryebashkiaku i parë i Përmetit, i cili ka ushtruar detyrën përgjatë viteve 1992-1996. Ai ka mbajtur një sërë pozicionesh të rëndësishme drejtuese gjatë qeverisjes socialiste./oranews

Back to top button