Ish-kryeministri i Turqisë, Mesut Yilmaz, vdiq të premten në Stamboll.

Lajmin për vdekjen e Mesut Yilmaz e bëri të ditur familja e tij.

Yilmaz, 73 vjeç, vdiq në spital, ku po trajtohej për kancer të mushkërive.

Zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, e cilësoi Yilmazin si një nga figurat më të shquara të jetës politike në Turqi.

Yilmaz ishte ministër i Jashtëm gjatë viteve 1980 dhe tri herë kryeministër gjatë viteve 1990./21Media