Futbolli uruguajan u zgjua këtë të dielë me një lajm të hidhur. Futbollisti Maximiliano Pereira u gjet pa shenja jete pasi ishte zhdukur të shtunën brenda ujërave të Salto del Penitente, brenda metropolit të Minas.

Trupi i tij u gjet i pajetë këtë të dielë nga marina detare. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, thuhet se Pereira është rrokullisur me makinën e tij dhe ka rënë në një liqen nga ku më pas nuk ka mundur të dalë nga makina dhe është zhytur thellë në ujë, përcjell Kp.

27 vjeçari Pereira ka luajur si mbrojtës qendror dhe mesfushor. Ai ka bërë debutimin e tij në Cerro dhe më vonë ka mbrojtur ngjyrat e Miramar Misiones, Racing, Sport Boys të Bolivisë, Deportivo Santín të Paraguait, Liverpoolit dhe Central Españolit.