Ka vdekur Shukri Sylejmani, ish presidenti i klubit të futbollit, SC Gjilani. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga klubi.

“Ish presidenti i klubit tonë, tashmë i ndjeri, Shukri Sylejmani, do të mbahet gjatë në mend për të gjitha sakrificat e bëra për klubin e Gjilanit dhe futbollit e sportit vendor në përgjithësi me kontributin e tijë, ku në vitet e vështira të pasluftës, ai, dha gjithçka për skuadrën e Gjilanit dhe futbollit tonë.“, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Klubi shpreh ngushëllime për vdekjen e Sylejmanit.

“Presidenti, bordi drejtues dhe e gjithë skuadra e Gjilanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylejmani dhe bashkëndjejmë dhimbjen me ta për humbjen e më të dashurit të tyre.Prehu në paqe, President Shukri Syljemani.”, përfundon njoftimi./21Media