Vdiq ish- regjisori i RTP-së, Nuhi Matoshi
14 Shkurt 2018
Matoshi ishte i njohur si regjisor, aktor e dramaturg
Matoshi ishte i njohur si regjisor, aktor e dramaturg
Ka vdekur në moshën 71 vjeçare, ish regjisori i Radiotelevizionit të Prishtinës, Nuhi Matoshi.
Për të nderuar jetën dhe veprën e regjisorit të njohur gjilanas, komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative.
“Komuna e Gjilanit, nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri, organizon të mërkurën mbledhje komemorative në ora 11:00, në teatrin e qytetit!”, bëhet e ditur në njoftimin e komunës së Gjilanit.
Matoshi ishte lindur më 30 maj të vitit 1946 dhe ishte i njohur si aktor, regjisor dhe dramaturg./21Media