Vdiq ish-sulmuesi i Chelseas dhe Italisë, Gianluca Vialli

Gianluca Vialli u largua nga roli i tij si trajner me Italinë në muajin dhjetor, pasi theksoi që atij i duhet t’i nënshtrohet trajtimit për kancerin në pankreas. Ish-sulmuesi i Italisë dhe Chelseat u diagnostikua me kancer për herë të dytë në vitin 2021, pasi trajtimit fillestar që e kishte në vitin 2017.
Gianluca Vialli, ish-sulmuesi i Kombëtares së Italisë dhe Chelseat, ka vdekur në moshën 58 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin në pankreas, raporton KosovaPress.
Për herë të parë Vialli u diagnostikua me kancerin në pankreas në vitin 2017 dhe për herë të dytë në vitin 2021, pak kohë pas triumfit të Italisë në Kampionatin Evropian Euro 2020.
Ai la rolin e tij me Italinë në dhjetor, duke përmendur nevojën e tij për t’iu nënshtruar trajtimit për sëmundjen.
Vialli luajti për skuadrat si Cremonese, Sampdoria dhe Juventus përpara se të bashkohej me Chelsean në vitin 1996.
Në 1998 ai u bë lojtar-trajner i Chelseat pas largimit të Ruud Gullit, dhe atë vit e çoi klubin drejt triumfit në Kupën e Ligës, Kupën e Fituesve të Kupës UEFA dhe Super Kupën UEFA.
Vialli e përfundoi karrierën e tij si lojtar në fund të sezonit 1998/99 për t’u fokusuar në menaxhim dhe Chelsea do të fitonte Kupën FA dhe Charity Shield në vitin 2000 nën drejtimin e italianit, përpara se ai të shkarkohej në fillim të sezonit 2000/01.
Vialli luajti 59 herë për Italinë, duke shënuar 16 gola dhe së fundmi ka qenë kreu i delegacionit të kombëtares.

Back to top button