Ka vdekur ikona e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Ismet Peja.

Lajmin për vdekjen e Ismetit e bëri të ditur djali i tij, Visar Peja përmes një postim në rrjetin social Facebook.

“Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë sepse ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamasë”, ka shkruar Visari.

 

JARAN nuk dijta ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmru largimin tend nga kjo jete…pusho i qete se per ne ke ngel i perjetshem…tfala i bon Mames Jaran 👑👑

Posted by Visar Peja on Sunday, November 22, 2020

 

Ismet Peja ka lindur më (27 Prill 1937) ishte këngëtar i këngëve të vjetra qytetare. Ai lindi në Gjakovë, biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.
Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë.

Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë. Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”.

Gjerë tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta./21Media 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)