Sir Sean Connery i njohur si James Bond ka vdekur në moshën 90 vjeç.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar familja e tij, transmeton rtv21.tv.

Aktori skocez ishte i njohur për rolin e tij si James Bond, duke qenë i pari që solli rolin në ekranin e madh dhe u shfaq në shtatë filma si James Bond”.

Karriera e tij e aktrimit zgjati dekada dhe çmimet e tij të shumta përfshinin një Oskar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes.

Ai konsiderohej si aktori më i mirë që ka luajtur 007.

Çmimi Oskar i erdhi në vitin 1988, kur ai u emërua aktori më i mirë dytësor për rolin e tij si një polic irlandez në “The Untouchables”.

Në gusht, ai festoi 90 vjetorin e lindjes./21Media