Ka vdekur në moshën 66-vjeçare këngëtarja Betty Wright. Krijuesja e këngëve “No Pain (No Gain) dhe “Tonight Is the Night”, vdiq mëngjesin e së dielës. Lajmin e ka konfirmuar mbesa e saj, Bella.

“E humba tezen time këtë mëngjes… Pusho e qetë teze Betty Wright.”, shkroi ndër tjerash ajo.

Wright – emri i vërtetë i së cilës ishte Bessie Regina Norris – besohet se ka pasur ndikim në muzikën “R’n’B” dhe në rap. E lindur në Miami të Floridës, ajo arriti famën në vitin 1971 me hitin e saj “Clean Up Woman”, kur ishte vetëm 18 vjeçe.

Wright shkroi këngë për Beyonce, Jennifer Lopez, Michael Jackson, Stevie Wonder dhe Gloria Estefan.

Wright kishte pesë fëmijë. Djali i saj, Patric u qëllua për vdekje në vitin 2005, kur ishte vetëm 21 vjeç./21Media