Ka vdekur sot Dr. Ali Tolaj, kirurg në spitalin e përgjithshëm në Gjakovë.

I ndjeri Tolaj ishte i diagnostikuar me COVID-19, ka njoftuar spitali i përgjithshëm në Gjakovë.

“Ndahet nga jeta Dr.Ali Tolaj. Na trishtoj pa masë lajmi për ndarje nga jeta ketë mëngjes e Dr. Alisë, mjekut të përkushtuar që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda asnjë ditë nga puna e tij.
Dr.Ali (Kadri)Tolaj, 1961-2020, ishte Kirurg në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë nga viti 1988. Dr.Alia që nga fillimi i Pandemisë ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vetë rezultojë pozitiv në Covid-19. Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vite. Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve. Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!“, ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook spitali i Përgjithshëm i Gjakovës./21Media

Ndahet nga jeta Dr.Ali Tolaj

Na trishtoj pa masë lajmi për ndarje nga jeta ketë mëngjes e Dr. Alisë, mjekut të…

Posted by Spitali i Përgjithshëm Gjakovë on Friday, 24 July 2020