Kitaristi i njohur, Eddie Van Halen ka vdekur dje në moshën 65 vjeçare.

Këngëtari Gene Simmons e kujtoi atë si një “Zot të Kitarës”, ndërsa yjet e tjerë e krahasuan atë me Mozartin të ditëve tona.

Muzikanti holandezo-amerikan kishte marrë trajtim për kancerin e fytit, transmeton rtv21.tv.

Grupi i tij ishte i njohur më së shumti për këngën e tyre “Jump”, e cila doli në krye të top listave të SHBA-së në vitin 1984.

Djali i tij Wolfgang e nderoi atë në rrjetet sociale, duke thënë se ai ishte babai më i mirë që mund të kërkonte ndonjëherë.

“Çdo moment që kam ndarë me të brenda dhe jashtë skenës ishte një dhuratë”, shkruajti Wolfgang, i cili u bë basisti i Van Halen në vitin 2006.

Van Halen kishte konfirmuar në vitin 2001 se kishte kancer në gjuhë, duke u thënë fansave se do ta mundte sëmundjen. Ai mori trajtim dhe operacioni pasues i hoqi rreth një të tretën e gjuhës.

Ai u shpall pa kancer në vitin 2002. Por TMZ raportoi vitin e kaluar se Van Halen kishte luftuar privatisht me kancerin e fytit për pesë vjet.

Sipas TMZ gjatë gjithë trajtimit të tij, Van Halen vazhdoi të merrte pjesë në koncerte dhe të bënte prova muzikore me djalin e tij Wolfgang./21Media