Vdiq në moshën 87 vjeç, Joe Ruby, i njohur më së miri si bashkë-krijues i “Scooby-Doo”. Vdekja e tij u konfirmua nga djali i animatorit, Craig.

Ruby vdiq nga shkaqet natyrore  në orët e para të 26 gushtit në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.

Përveç punës së tij në “Scooby-Doo”, i nominuari Daytime Emmy bashkëpunoi ngushtë me titanin e librave  komik, të ndjerin Jack Kirby, për të cilin Craig tha se e ndihmoi Rubyn të krijojë 800 karaktere që mbeten të paprodhuara me Ruby-Spears Productions, përcjell portali rtv21.tv

Ruby gjithashtu mbikëqyri programimin e fëmijëve të mëngjesit të së shtunës në CBS pasi bashk-krijoi karikaturën e goditur “Scooby-Doo, Where are you”!

Ai gjithashtu vlerësohet si krijues për karikaturat e tilla si “The Barkleys” dhe “Jabberjaë”.

Rub la pas vetës gruan Carole, 63 vjet, fëmijët: Cliff, Deanna, Craig dhe Debby dhe nipërit e mbesat  Carly, Zach, Evan, Hasy, Adam, Max, Ben, Blake, Sage dhe Kate./21Media