Lata vuante nga një sëmundje e në zemër

Lata vuante nga një sëmundje e në zemër

Para disa çasteve ka vdekur kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata. Ai  kishte lindur më 06.05.1953, në Dibër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë, raporton TV21.

Pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdon studimet ne fakultetin Filologjik-dega Gjuhë orientale në Universitetin e Prishtinës. Shkallën e tretë të studimeve e kreu në Universitetin e Prishtinës dhe morri titullin Magjistër i shkencave të filologjisë.

Prej vitit 1980 ka punuar në Bashkësinë Islame dhe në të njëjtën kohë ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës në katedrën e Orientalistikës deri në vitin 1991.

Pas vitit 1993 përsëri paralelisht dy vjet punoi në Bashkësinë Islame në Maqedoni dhe në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup deri në vitin 1995. Pas vitit 1995 punoi vetëm në Bashkësinë Islame deri në vitin 2009, pas vitit 2009 gjer në vitin 2013 punoi në Bashkësinë Islame dhe ligjërues në katedrën e Orientalistikës në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Nga viti 2013 ka drejtuar Komunën e Dibrës si kryetar./21Media