Legjenda e dashur e show-t amerikan, Larry King vdiq sot në mëngjes në spital. Ai vdiq në moshën 87 vjeçARE pas një sëmundje të gjatë, konfirmoi familja e tij.

Gazetari i famshëm amerikan ka fituar shumë çmime gjatë karrierës së tij dhe ka drejtuar shfaqjen Politicking të RT America.

King vdiq në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai të shtunën në mëngjes, informoi kompania e tij e prodhimit, Ora Media, në një deklaratë, duke i shprehur ngushëllime familjes së tij.

Ai ishte shtruar në spital që prej fillimit të janarit për shkak se ishte infektuar me koronavirus.

Fytyra historike e CNN për dy dekada ka vuajtur nga sëmundja e zemrës, ku në nëntor 2019 ka pasur sulm në zemër, i cili gati i ka kushtuar me jetë.

Larry King ka mbajtur për 25 vjet talk show-n “Larry King Live në CNN”, nga 1985 në 2010 dhe para se të shtrohej në spital drejtonte programin Larry King Tani në Hulu dhe RT America, si dhe “Politicking with Larry King” në të njëjtat kanale në internet.