Vdiq legjenda e futbollit, Diego Maradona
25 Nëntor 2020
Diego Maradona ka vdekur në moshën 60 vjeçare pasi pësoi një arrest kardiak, sipas mediave në vendlindjen e tij në Argjentinë.
Legjenda e futbollit kishte një sulm në zemër vetëm dy javë pasi u largua nga spitali ku ai iu nënshtrua një operacioni pas një mpiksje të trurit, transmeton rtv21.tv.
Maradona, i konsideruar si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, ndihmoi Argjentinën të fitonte Kupën e Botës në vitin 1986, kulmin e një karriere të shkëlqyer.
Ai luajti për Boca Juniors, Napoli dhe Barcelona ndër të tjerët dhe u adhurua nga miliona për aftësitë e tij të shkëlqyera në fushë./21Media