Në moshën 78 vjeçare ka vdekur Nobby Stiles, legjenda e futbollit anglez dhe fituesi i Kampionatit Botëror të vitit 1966.

Lajmin e vdekjes së Stiles e ka konfirmuar familje e tij, ai vdiq pas një sëmundje të gjatë me kancerin e prostatës.

Stiles, i cili ishte edhe kampion i Evropës me Manchester United në vitin 1968, shënoi emrin e tij në historinë e futbollit ishullor kur u shpall kampion i Botës në vitin 1966.

Stiles ishte trajneri i Prestonit, Vancouver Whitecaps dhe West Brom. Ai jetoi gjatë gjithë jetës në Manchester pranë stadiumin “Old Trafford”.