Një lehonë 21-vjecare nga Podujeva ka vdekur në Klinikën e Gjinekologjisë, e cila ishte e prekur nga Covid-19.

Këtë lajm e ka konfirmuar për televizionin publik edhe infektologu, Valbon Krasniqi, i cili ka thënë se e ndjera ishte sjellë ne gjendje të rëndë nga Podujeva dhe që pas prerjes cezariane nuk ka mundur të mbijeton.

Mund të konfirmoj se nga shefi i Njësisë Intensive të Mjekësisë Intensive mu konfirmua se ka ndërru jetë pacientja nga komuna e Podujevës e cila para disa orëve për shkak të gjendjes urgjente është dërguar në spitalin e Gjinekologjisë për tu kryer lindja me anë të prerjes cezariane dhe fatkeqësish pas kthimit në intensivë nuk i ka mbijetuar infeksionit me Covid-19”, tha Krasniqi.

Ajo ishte në javën e 33 të shtatzënisë.