Vdiq modelja braziliane në betejë kundër rusëve në Ukrainë

Thalita do Valle 39 vjeçare shkoi në Ukrainë vetëm tre javë më parë. Donte të ndihmonte vendin si snajperiste kundër trupave të Putinit. Por, modelja vdiq më 30 qershor në një sulm me raketa ruse pranë Kharkiv.
Një granatë goditi drejtpërdrejt bunkerin e e saj dhe ushtarëve tjerë ukrainas.
Një tjetër vullnetare nga Brazili gjithashtu u përpoq ta evakuonte atë, raporton New York Post. Thalita do Valle ka marrë pjesë në shumë fronte lufte në mbarë botën. Së fundmi, braziliania ishte në Irak dhe luftoi kundër milicisë terroriste Shteti Islamik (IS).
Ndërsa në Irak, do Valle u trajnua si snajperiste. Modelja, e cila ka studiuar edhe drejtësi, ka postuar video nga koha e saj në Ukrainë në kanalin e saj në YouTube, në të cilat foli edhe për përvojat e saj të mëparshme si luftëtare kundër Shtetit Islamik në Irak./21Media
Back to top button