Michael Angelis, narratori i serialit për fëmijë “Thomas & Friends”, vdiq të shtunën në moshën 68 vjeç në shtëpinë e tij.

Aktori rrëfeu shfaqjen klasike të fëmijëve nga 1991 deri në 2012 pastaj këtë rol mori ikona e Beatles, Ringo Starr, përcjell portali rtv21.tv

Michael ishte narratori që qëndroi më së gjati në serial duke punuar në shfaqje nga sezona e tretë deri në  të 16-të për Mbretërinë e Bashkuar, dhe gjithashtu drejtoi gjashtë episodet amerikane, gjashtë CD-të e para The Railëay Stories dhe reklama të tjera.

Michael ishte martuar me yllin e Coronation Street Helen Worth nga 1991 deri në divorcin e tyre në 2001 pastaj po këtë vit  u martua me modelen Uellsiane Jennifer Khalastchi./21Media