Vdiq në fushë futbollisti shqiptar në moshën 22 vjeçare
Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin. Futbollisti Aleksandër Lambi humbi jetën teksa luante në ndeshjen e Ilioupolit me Ermionidën në Ligën e Tretë.
Po zhvillohej minuta e 5-të të takimit kur 22-vjeçari u rrëzua në fushë. Ai shkoi për të kryer një rivënie anësore dhe ra pa ndjenja në tokë. Ndeshja u ndërpre dhe mjekët tentuan ta rikthenin pulsin e tij. Megjithatë, nuk pati asnjë rezultat dhe ata nuk kishin akses të drejtpërdrejtë në defibrilator duke bërë që të humbej një kohë e vlefshme për të intervenuar.
Veç kësaj, ambulanca që duhej të ishte në fushë raportohet se erdhi 15 minuta më vonë Përfundimisht, futbollisti u dërgua në klinikën Evangelismos me puls minimal dhe pa ndjenja.
Fatkeqësisht, pak më vonë, Aleksandër Llambi dhe frymën e fundit./kp