Ish-lojtari i Romës, ka vdekur në moshën 21-vjeçare pas një sulmi në zemër.

Bouasse kishte shkuar në Itali në moshën 16-vjeçare së bashku me disa refugjatë të tjerë nga Kameroni, në kërkim të një jete më të mirë.

Ai ishte pjesë e Akademisë së Giallorossëve nga viti 2016, mirëpo asnjëherë nuk kishte luajtur për klubin italian.Edhe pse nuk kishte luajtur në ekipin e Romës, ai kishte fatin të stërvitej përkrah Daniele De Rossit dhe Francesco Totit në Romë.

Debutimin profesional e bëri në Serie B me Vicenzan, kur ishte në huazim nga Roma në vitin 2017./21Media