Ish-mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Jordan Diakiese ka vdekur në moshën 24-vjeçare. Raportohet se ai ka vdekur mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e tij. Ndërsa shkaqet e vdekjes nuk u bënë të ditura.

Diakiese ka luajtur për grupmoshat e Parisit si dhe për skuadrën B para se të largohej në verën e vitit 2015. Pastaj edhe në disa ekipe tjera, si në atë të Zvicrës, Chaud-de-Fonds dhe atë kroat, NK Rudes, teksa u paraqit edhe në U20 dhe U21.

Kurse vitin e kaluar u rikthye në Francë për t’iu bashkuar skuadrës franceze, AS Furiani. Ishte klubi që ndau lajmin për vdekjen e lojtarit./21Media