Vdiq në moshën 24 vjeçare notari i njohur shqiptar
27 Dhjetor 2020
Notari i njohur nga Shqipëria, Klavio Meca vdiq në moshën 24 vjeçare, ka bërë të ditur Komiteti Olimpikë Kombëtar Shqiptar.
Meca kishte arritur suksese të shumta në sportin e notarisë, duke veçuar atë në Budapest të Hungarisë ku kishte thyer rekordin kombëtar në 400 metra stil të lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03.
Ai gjithashtu ishte i njohur për sjelljen e tij shembullore dhe disiplinën sportive.
Me këtë rast, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv.