Nipi i vetëm i Elvis Presley vdiq të dielën, konfirmoi menaxheri i nënës së tij, Lisa Marie Presley.

Benjamin Keough ishte 27 vjeç, por menaxheri Roger Widynowski nuk dha detaje të mëtejshme rreth vdekjes së tij.

Ai tha që Lisa Marie, 52 vjeç, ishte “e shkatërruar”.

“Ajo e adhuroi atë djalë. Ai ishte dashuria e jetës së saj,” tha Widynowski, duke shtuar se ajo “po përpiqej të qëndronte e fortë” për tre vajzat e saj, përcjell portali rtv21.tv

Benjamin ishte më i vogli i dy fëmijëve që Lisa Marie Presley kishte me burrin e saj të parë, muzikantin Danny Keough, para divorcit të tyre në 1994.

Lisa Marie e kishte përshkruar më parë ngjashmërinë e Keough me babanë e saj të famshëm , Elvis Presley, i cili vdiq në vitin 1977 në moshën 42 vjeç.

Lisa Marie gjithashtu ka vajza binjake 11-vjeç me burrin e saj të katërt, muzikantin dhe producentin Michael Lockwood, me të cilin ajo u martua në vitin 2006, pas divorceve me yllin e pop-it Michael Jackson dhe aktorin Nicolas Cage.

Marrëdhënia e saj e ngushtë me djalin e saj, emri i mesëm i të cilit ishte Storm, me sa duket frymëzoi titullin në albumin e saj të tretë, Storm & Grace, lansuar në vitin 2012./21Media