Aktori i njohur, Gregory Tyree Boyce i cili lujati rolin e Tyler Crowley në Twilight, dhe e dashura e tij, Natalie Adepoju janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në Las Vegas,

Vdekja e tyre është konfirmuar edhe nga Zyra  e Mjekësisë Ligjore në Las Vegas.

Një burim i tregoi E! se të dy, Natalie dhe Gregory u gjetën të vdekur në banesën e tyre e tyre në Las Vegas të mërkuren me 13 maj.

“Kushëriri i Greg u zgjua dhe vuri re se makina e Greg ishte akoma në shtëpi. Ai ishte i shqetësuar sepse Greg do duhej të ishte në Los Angeles atë ditë. Kushëriri i tij shkoi për ta kontrolluar shtëpinë dhe i gjeti ata të vdekur.”, zbuloi burimi./21Media