Komuniteti shqiptar në SHBA njofton se në Nju Jork, në moshën 47 vjeçare, papritmas ndërroi jetë aktivisti i Komunitetit, Jashar Gecaj, me origjinë nga Lluka e Ultë e Deçanit.

Ceremonia mortore për të ndjerin mbahet të premtën, me 27 nëntor në shtëpinë mortore Pleasant Mënor në Thornwood, nga ora 3.00 pas dite deri në 9.00 të mbrëmjes, ndërsa varrimi bëhet ditën e shtunë, në ora 11.00 para dite në varrezat Okvud në Mount Kisko

Pinjoll i familjesGecaj, Jashari njihej si patriot dhe bujar, i dashur dhe i nderuar me të gjithë, gjithmonë i gatshem dhe aktiv në organizimet e komunitetit në perkrahje te çështjes se Kosovës për dekada./21Media