Sot në moshën 59 vjeçare pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë kryeinfermjerja e repartit të Klinikës Infektive, Nerxhivane Konushevci.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Odës së Infermierve të Kosovës, Naser Rustemaj me anë të një postimi në Facebook.

”Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Konushevci, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve”, ka shkruar Rustemaj në postim./21Media