Vdiq në moshën 63-vjeçare gazetari Haqif Mulliqi

Ka vdekur në moshën 63-vjeçare shkrimtari njëherësh dramaturgu shumëvjeçar, Haqif Mulliqi.

Veprimtarinë e tij si gazetar, Mulliqi e kishte filluar në gazetën Bota e Re (1983 – 1990), duke vazhduar në gazetën Fokus në Kroaci (1992), gazetën Potlet në Zagreb (1988 -1991), e më pastaj edhe si redaktor e korrespodent në shumë gazeta e revista të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Mulliqi gjithashtu ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë në Departamentin e Gazetarisë, si dhe në Fakultetin e Arteve.

Ai la pas vetes një krijimtari të gjerë në gazetari, publicistikë e dramaturgji.

Mulliqi ka dhënë gjithashtu kontribut të jashtëzakonshëm gjatë viteve 1998-99, në raportimin gjatë luftës në Kosovë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.

Back to top button