Vdiq në QKUK një 13 vjeçare
29 Nëntor 2020
Një vajzë 13 vjeçe ka ndërruar jetë dje në QKUK, pas një aksident trafiku që kishte ndodhur më 9 nëntor në fshatin Lluzhan të Podujevës.
“Viktima femër kosovare-fëmijë (2007) e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar (si këmbësore) me datën e cekur, ka ndërruar jetë me datë 28.11.2020 rreth orës 06:20”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar./21Media